Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka regjistruar sot edhe 78 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 459 mostrave, raporton Llapi.info.
Gjatë 24-orëve të fundit, në Kosovë kanë humbur jetën edhe 9 persona të infektuar me COVID-19, duke çuar në total numrin e viktimave në 548.
Sipas njoftimit të lëshuar nga IKSHPK-ja, dy raste të reja janë nga Komuna e Podujevës, gjegjësisht një në qytet dhe një në fshatin Gërdoc.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 29 raste, komuna Prizren 7 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Deçan 5 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Hani i Elezit 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste dhe komuna Suharekë 2 raste”, thuhet në njoftim.
Të dhënat e së enjtes tregojnë edhe për 190 pacientë të shëruar nga sëmundja që shkakton koronavirusi, duke bërë kështu që numri i tyre të arrijë në 10.113.
Bazuar në të dhënat e fundit, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 13.791. Ndërkaq, raste aktive, sipas të dhënave të IKSHPK-së janë 3.130./Llapi.info