Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka regjistruar sot edhe 76 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 452 mostrave, raporton Llapi.info.
Sipas IKSHPK-së, gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur edhe gjashtë pacientë që kanë qenë të prekur me koronavirus, duke bërë kështu që numri i viktimave të arrijë në 574.
Siç thuhet në njoftimin e lëshuar nga Instituti, shtarë raste të reja me COVID-19 janë nga Komuna e Podujevës. 3 prej tyre në qytet dhe me nga një rast në fshatrat; Batllavë, Shakovicë, Sllatinë dhe Llapashticë e Epërme.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 14 raste, komuna Gjilan 7 raste, komuna Podujevë 7 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Ferizaj, Fushë Kosovë, Lipjan, Rahovec dhe Shtime”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, sot në Kosovë janë shëruar 144 pacientë, duke çuar në total numrin e tyre në 10.926.
Bazuar në të dhënat e fundit, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 14.377. Ndërkaq, raste aktive, sipas të dhënave të IKSHPK-së janë 2.978./Llapi.info