Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), ka treguar që këtë vit haxhin e kanë kryer 741 besimtarë nga Kosova.
Këtë informacion BIK-u e dha pasi tregoi se sot ka mbërritur në Kosovë një grup i haxhive.
“Sot, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, 285 haxhi nga grupi i parë i haxhive nga Prishtina, Podujeva, Fushë Kosova, Obiliqi, Lipjani, Drenasi, Gjilani dhe Istogu kanë arritur në Kosovë”, thuhet në njoftim
Ata, pos familjarëve, i ka pritur edhe myftiu Naim Tërnava.
“Bashkësia Islame e Kosovës njofton se edhe grupet e tjera të haxhive pritet që të arrijnë në Kosovë sipas orareve të parapara”.