Lokale - eSIMy

Edhe 73 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar të enjten në Kosovë, pas 225 testimeve të bëra me mostrat e marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, raporton Llapi.info.

Sipas njoftimit të lëshuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, një rast i ri është nga Komuna e Podujevës.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 44 raste, komuna e Lipjanit 7 raste, komuna e Ferizajt 5 raste, komuna e Vushtrrisë 5 raste, komuna e Fushë Kosovës 3 raste, komuna e Obiliqit 3 raste, komuna e Skenderajt 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Klinë, Pejë dhe Podujevë”, thuhet në njoftim.

Po të enjten, 63 pacientë janë shëruar nga sëmundja që shkakton koronavirusi, duke bërë që numri total i të shëruarve të arrijë në 1,707. Sipas IKSHPK-së, 1302 raste janë aktive.

Deri më tani, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë konfirmuar për 3,604 raste pozitive me virusin korona, që nga mesi i marsit kur janë regjistruar rastet e para. Prej tyre, 55 persona kanë ndërruar jetë./Llapi.info