Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 72 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 2.443 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24-orëve nuk është raportuar asnjë i rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, derisa janë shëruar 17 pacientë. Rastet e reja janë nga Komunat: Gjilan 10 raste, Gjakovë 10 raste, Prishtinë 9 raste, Podujevë 8 raste, Mitrovicë, Rahovec, Obiliq, Skenderaj dhe Pejë nga 4 raste, Kaçanik 3 raste, Kamenicë dhe Gllogoc 2 raste dhe nga 1 rast në Lipjan, Klinë, Ferizaj, Viti, Shtime, Vushtrri dhe Istog.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 108,203 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,265 kanë vdekur, kurse janë shëruar deri më sot 105.633. Në total numri i rasteve aktive është 305./Llapi.info