4.388 mostra janë testuar gjatë 24-orëve të fundit të Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, prej të cilave 709 kanë rezultuar pozitive me COVID-19, raporton Llapi.info.
Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (74, 60 vjeç), Prishtinë 2 raste (89, 76 vjeç), Kaçanik 1 rast (76 vjeç), Podujevë 1 rast (70 vjeç), Rahovec 1 rast (62 vjeç), Skenderaj 1 rast (64 vjeç)”, thuhet në njoftim.
IKSHPK ka njoftuar sot edhe 18 raste pozitive me virusin korona në Podujevë. Prej tyre, 6 janë nga qyteti, 2 raste në fshatrat; Lupç i Epërm, Surkish dhe Sekiraçë dhe me nga një rast në fshatrat; Balloc, Llapashticë e Poshtme, Llapashticë e Epërme, Llugë dhe Sfeçël.
Që nga muaji mars i vitit 2020 në Kosovë janë regjistruar gjithsej 79.089 raste me COVID-19, prej të cilëve 65.979 janë shëruar ndërsa 1.731 kanë vdekur./Llapi.info






