Lokale - eSIMy

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka regjistruar sot edhe 705 raste të reja me virusin korona, pas testimit 3.922 mostrave, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut,  brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me COVID-19, duke çuar në total numrin e tyre në 1.786.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Kamenicë 3 raste (71, 68, 62 vjeç), Rahovec 2 raste (85, 50 vjeç), Ferizaj 1 rast (81 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (78 vjeç), Pejë 1 rast (79 vjeç), Viti 1 rast (51 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (87 vjeç)”, thuhet në njoftim.

IKSHPK ka bërë të ditur edhe për 17 raste pozitive në Podujevë. Prej tyre, 9 janë në qytet, dy raste në Gllamnik dhe Katunishtë dhe me nga një rast në fshatrat; Bradash, Llaushë, Lupç i Poshtëm dhe Siboc i Epërm.

Kosova ka konfirmuar rastet e para pozitive më 13 mars të vitit të kaluar dhe, që atëherë, ka regjistruar gjithsej 83,717 të tilla. Prej tyre, 1,786 vetë kanë vdekur dhe 69,123 janë shëruar. Aktualisht janë edhe 12.808 raste aktive./Llapi.info