Edhe 704 raste të reja me virusin korona janë konfirmuar sot nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, raporton Llapi.info.
Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (73 vjeç), Mitrovicë 1 rast (67 vjeç), Pejë 1 rast (69 vjeç), Prizren 1 rast (56 vjeç) dhe Skenderaj 1 rast (71 vjeç)”, thuhet në njoftim.
IKSHPK ka bërë të ditur edhe për 25 raste pozitive me koronavirus në Podujevë. Prej tyre, 15 janë në qytet, 2 në fshatin Majac dhe me nga një rast në fshtrat; Balloc, Batllavë, Buricë, Dobratin, Gllmanik, Letanc dhe Sekiraçë.
Që nga muaji mars i vitit 2020 në Kosovë janë regjistruar gjithsej 79.793 raste me COVID-19, prej të cilëve 66.321 janë shëruar ndërsa 1.736 kanë vdekur./Llapi.info






