Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë të ditur se sot janë konfirmuar edhe 66 raste të reja me koronavirus në Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info.
Me këtë shifër të fundit, aktualisht në Llap tashmë janë edhe 902 raste aktive. Përgjatë 24 orëve të fundit në Podujevë është regjistruar edhe një vdekje me këtë virus, dukë bërë kështu që numri i viktimave të arrijë në 70.
Ndërkohë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 1.682 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 12.666 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.
Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24-orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me COVID-19, derisa janë shëruar 263 pacientë.
Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 129,309 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,326 kanë vdekur, kurse janë shëruar deri më sot 107,288. Në total numri i rasteve aktive është 19.695./Llapi.info






