Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka regjistruar sot edhe 66 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 503 mostrave, raporton Llapi.info.
Sipas IKSHPK-së, gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes me COVID-19.
Siç thuhet në njoftimin e lëshuar nga Instituti, pesë raste të reja janë nga Komuna e Podujevës. Një në qytet dhe me nga në rast në fshatrat; Katunishtë, Shajkoc, Llugë dhe Sekiraçë.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 22 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Deçan 7 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Podujevë 5 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste,
komuna Kamenicë 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, dhe me nga një rast komunat Drenas, Istog, Klinë, Kllokot, Rahovec dhe Vushtrri”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, sot në Kosovë janë shëruar 141 pacientë, duke çuar në total numrin e tyre në 12.815.
Bazuar në të dhënat e fundit, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 15.208. Ndërkaq, raste aktive, sipas të dhënave të IKSHPK-së janë 1.778./Llapi.info






