Një 61-vjeçar ka humbur jetën sot, derisa po dërgohej nga një i afërm në spital, pasi i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore. Për vdekjen e tij, Prokurori i Shtetit ka dhënë urdhër që të nisin hetimet, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se një ekip i mjekëve e ka konstatuar vdekjen e viktimës, në shkallët e objektit banesor ku ai jetonte.

Të ndjerin e mori për ta dërguar në spital një i afërm pasi nuk ndihej mirë, por derisa po largoheshin nga banesa, ai vdiq në krahët e personit që e ndihmoi.

I afërmi e njoftoi menjëherë Spitalin, prej nga e mori informacionin edhe Policia dhe njësitet përkatëse dolën në vendin e ngjarjes.

Sipas informatave të para, nuk bëhet fjalë për vdekje të dhunshme, por megjithatë pasi të dalim rezultatet nga autopsia e trupit të pajetë, do të konstatohet shkaktari i vdekjes.