Lokale - eSIMy

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina për herë të parë ka folur për shumën e arkëtuar nga shitja e Mirlind Dakut.

Batatina në një reportazh ekskluziv të realizuar nga Gazeta inFokus ka zbuluar se klubi llapjan ka fituar plot 60.000 mijë euro nga shitja e Dakut te Osijeku i Kroacisë.

“Klubi i Llapit ka fituar 60,000 euro nga shitja e Mirlind Dakut, si dhe posedon 15% të kartonit të futbollistit. Në çdo shitje të tij në klubet evropiane ne do ti marrim 15% të parave”, deklaroi Batatina për Gazetën inFokus.

Tekniku llapjan gjithashtu zbuloi se nga shitja e Festim Alidemës nuk kanë përfituar asnjë para, por e zotërojnë 15% e kartonit të futbollistit nga Pozherani.

“Nga shitja e Festim Alidemës nuk kemi kërkuar para nga Slaven Belupo. Por, njësoj sikurse te Daku ne zotërojmë 15% të kartonit të futbollistit dhe do të përfitojmë nga çdo shitje e tij”, theksoi trajneri i Llapit.

Reportazh – Vëllezërit që po shkrijnë tërë pasurinë për një klub futbolli

Reportazh ekskluziv për familjen Batatina.E tërë pasuria e familjes Batatina po investohet për zhvillimin e klubit futbollistik "Llapi".Mësoni detaje të pa zbuluara më parë për pasionin e çmendur të vëllezërve Batatina për futbollin

Gepostet von Gazeta Infokus am Dienstag, 31. Dezember 2019