Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se sot janë testuar 220 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilave 6 kanë rezultuar pozitive me COVID-19, raporton Llapi.info.
“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Stanovc) dhe 1 rast me vendbanim në Llazarevë-Obiliq”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit të IKSHPK-së, sot janë shëruar 12 pacientë na ky virus, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 841.
Marrë parasysh të dhënat fundit nga IKSHPK-ja, numri i të infektuarve në Kosovë ka shkuar në 1 mijë e 70. Prej tyre, 841 pacientë janë shëruar, kurse 30 persona kanë ndërruar jetë, e që të njëjtit kishin edhe sëmundje tjera shoqëruese./Llapi.info






