Lokale - eSIMy

Gjashtë familje nevojtare janë strehuar gjatë ditës së sotme në Lagjen e Dëshmorëve në Podujevë, njofton Llapi.info.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, në një postim në rrjetin social, Facebook.

“Në vazhdën e projekteve për strehimin e  familjeve skamnore në Komunën e Podujevës, sot kemi dhuruar çelësat e shtëpive për 6 familjet përfituese me gjendje të rëndë sociale në Lagjen e Dëshmorëve. Zgjidhja e çështjes së banimit për familjet skamnore mbetet prioritet i yni në politikat sociale”, ka shkruar Bulliqi.

Sipas tij,  ky projekt është realizuar nga buxheti i komunës dhe në këtë lagje deri tash janë strehuar 112 familje./Llapi.info