Lokale - eSIMy

Një nga deputetët e partisë së Limajt, që po ndahet nga ajo duke e krijuar partinë e tij, Milaim Zeka thotë që ka së paku gjashtë banesa. Indoks ka bërë një profil edhe për Milaim Zekën dhe pasurinë e tij. Ai ka së paku 6 banesa. Si i ka bërë ato.

InDoks në këtë episod do të sjell edhe një herë në vëmendjen e publikut pasuritë e njerëzve që e drejtojnë Republikën. Sa peshon ajo pasuri dhe si e bënë atë. Kush është milionerë pa pasur as një kompani e as aksione në biznese. Kush u pasurua pasi hyri në politikë. Janë këto disa pyetje që marrin përgjigje, bashkë edhe me shumë dilema rreth deklarimit të pasurisë së drejtuesve milionerë të një shteti të varfër.