Lokale - eSIMy

58 raste të reja me virusin korona janë konfirmuar gjatë 24-orëve të fundit në Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info.

Numri më i lartë i të infektuarve po vazhdon të jetë tek mosha e mitur, derisa 18 prej tyre pozitivë janë të moshës 10-19-vjeçare.

Të hënën janë konfirmuar të shëruar edhe 44 pacientë, ndërkohë që numri i rasteve aktive në Podujevë ka shkuar në 349.

Në anën tjetër, Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se të hënën, më 24 janar, janë regjistruar 2.243 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 8.416 mostrave. Në 24 orët e fundit janë regjistruar dy viktima.

Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar edhe se 465 persona janë shëruar derisa 19.519 persona janë ende aktivë në koronavirus./Llapi.info