Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka regjistruar sot edhe 565 raste të reja me COVID-19, pas testimit të 3.444 mostrave, raporton Llapi.info.
Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, duke çuar në total numrin e tyre 1.702
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 2 raste (64, 64 vjeç), Dragash 1 rast (86 vjeç), Prishtinë 1 rast (72 vjeç), Suharekë 1 rast (78 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (67 vjeç)”, thuhet në njoftim.
Siç ka bërë të ditur IKSHPK, sot në Podujevë janë regjistruar edhe 12 raste pozitive me sëmundjen që shkakton koronavirusi. 10 prej tyre janë në qytet, 1 në fshatin Dobërdol dhe një në fshatin Tërnavë.
Që prej 13 marsit, 2020, e deri më 14 mars, 2021, Kosova ka regjistruar në total 77.253 raste me COVID-19 . Prej tyre, 1.702 raste kanë përfunduar me fatalitet, ndërkaq 64.666 persona janë shëruar. Kurse, raste aktive janë 10.885./Llapi.info






