Lokale - eSIMy

55 shtetas të Kosovës kanë ardhur sot në aeroportin “Adem Jashari” nga Cyrihu i Zvicrës.

Ata kanë ateruar në orën 09:00 dhe janë dërguar në Qendrën Studentore në Prishtinë, njofton Klan Kosova.

Të sapoardhurit  janë dërguar me autobusët e FSK-së dhe me policinë ushtarake.

Presidenti Hashim Thaçi ka shkuar te konviktet ku do të vendosen në karantinë 55 shtetasit.