510 euro janë mbledhur mbrëmë në fshatin Kërpimeh, në turneun e futbollit, për ta ndihmuar të riun nga Podujeva, Arlind Veseli, shkruan Llapi.info.

Këto para janë mbledhur nga të pranishmit në këtë turne, pasi organizatorët bënë thirrje për ta ndihmuar 28 vjeçarin nga Podujeva, i cili i ka humbur të dy veshkët dhe i duhet trajtim jashtë vendit.

Në emër të organizatorëve të turneut, Egzon Selmani, i ka falenderuar të gjithë ata që dhanë kontribut për ndihmën ndaj të riut llapjan.

“Se ne jemi me Zemër kaq të madhe Human e Bujarë kjo tregoj edhe sot
Faleminderit nga zemra të gjithve Allahu ju Ruajt🤲
Turneu tradicional në futboll të vogel për nder deshmorëve në Kërpimeh në bashkpunim me të gjith ju ata qê ishit prezent ju bashkuat thirrjes tonë në mënyrën më të mir te.mumdshem ku bashk.me të gjith ju mblodhem shumen prej 510euro e 20 cent
Ju falenderojm nga zemra të gjith ju Ata të cilët kontribuat allahu ju ruajt gjithmon 🤲
Shuma e mbledhur u dorzua te Prindi i Arlindit menjëher pas përfundimit të ndeshjes ku ju Falenderoj të gjithve përzemersiht tê gjitha ata që kontribuan për sherimim e Arlindit
Faleminderit shum të gjithve Zoti ju Ruajt 🤲
Zemra Malë ❤❤🤲🤲”, ka shkruar ai.