Vetëm dje Policia e Kosovës shqiptoi 1 mijë e 56 tiketa.
Brenda 24 orëve të fundit sipas raportit të Policisë së Kosovës kanë ndodhur 49 aksidente, njëri prej tyre ishte me fatalitet ndërsa, 12 aksidente të tjera me të lënduar.
Prej kontrollimit të trafikut nga Policia e Kosovës u shqiptuan gjithsej 1 mijë e 56 tiketa ndërsa për vepra penale të ndryshme u arrestuan 8 persona, 7 prej tyre janë dërguar në mbajtje.






