Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 48 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 2.288 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.
Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24-orëve nuk është raportuar asnjë i rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, derisa janë shëruar 5 pacientë.
Rastet e reja janë nga Komunat: Prishtinë 21 raste, Gjakovë 7 raste, Mitrovicë 6 raste, Gjilan 4 raste, Lipjan 2 raste dhe nga 1 rast në Obiliqi, Klinë, Pejë, Rahovec, Skenderaj, Gllogoc, Prizren dhe Fushë-Kosovë
Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 108,513 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,266 kanë vdekur, kurse janë shëruar deri më sot 105.665. Në total numri i rasteve aktive është 582./Llapi.info






