Numri i aksidentëve në trafik po vazhdon të jetë i madh, përkundër që Policia e Kosovës po vazhdon të shpërndajë shumë gjoba, njofton Llapi.info.
Sipas statistikave ditore të PK-së vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 44 aksidente, 23 prej tyre me të lënduar.
Në anën tjetër, policia e trafikut ka shpërndarë jo më pak se 894 gjoba.
Po ashti, gjatë 24 orëve të fundit gjithashtu janë arrestuar 19 persona, 12 janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit./Llapi.info






