Nënkryetarja Lahu vizitoi pikën kufitare në Merdar

Sot gjatë ditës nënkryetarja e Komunës së Podujevës, Marigona Lahu, ka vizituar pikën kufitare në Merdar për t’u informuar nga afër me procesin e hyrje/daljes së qytetarëve, që po kalojnë përmes kësaj pike kufitare me Serbinë, pas situatës së krijuar gjatë 24 orëve të fundit.

Zyrtarët policorë e informuan nënkryetaren Lahu se vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës po zbatohen në plotni në këtë pikë kufitare dhe se puna është duke u zhvilluar normalisht, kurse fluksi i mërgimtarëve në hyrje dhe dalje të Kosovës është i lartë, njofton kumtesa, transmeton Llapi.info.

Nënkryetarja Lahu i përgëzoi zyrtarët policorë për punën që po e bëjnë dhe u shpreh falënderuese për vendosmërinë e treguar nga ana e Policisë së Kosovës në ofrimim e shërbimeve dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës./Llapi.info