Kosova nuk ka regjistruar asnjë vdekje me koronavirus gjatë 24-orëve të fundit, raporton Llapi.info.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, një përditësimin e rezultateve me COVID-19, ka thënë se ka regjistruar të premten edhe 42 raste pozitive me virusin korona, pas testimit të 645 mostrave.
Sipas njoftimit të IKSHPK-së, 3 raste të reja janë nga Komuna e Podujevës. Një në qytet, një në fshatin Lupç i Poshtëm dhe një në fshatin Llugë.
“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 13 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste dhe me nga një rast Drenas, Ferizaj, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Rahovec dhe Skenderaj”, ka njoftuar ky Institut.
Nga sëmundja COVID-19 janë shëruar edhe 54 pacientë, ndërsa raste aktive janë 1.347.
Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë janë infektuar gjithsej 15.705 persona, prej të cilëve 13.731 janë shëruar, ndërsa 627 kanë vdekur./Llapi.info






