Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 42 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 2.987 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24-orëve nuk është raportuar asnjë i rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, derisa është shëruar 16 pacient. Rastet e reja janë nga Komunat: Prishtinë 10 raste, Ferizaj 8 raste, Klinë 6 raste, Gjilan 4 raste, Fushë-Kosovë 2 raste, Prizren 2 raste, Vushtrri 2 raste, Podujevë 2 raste dhe nga një rast në Lipjan, Gracanicë, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë dhe Viti.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 108,073pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,265 kanë vdekur, kurse janë shëruar deri më sot 105.613. Në total numri i rasteve aktive është 195./Llapi.info