Lokale - eSIMy

Komuna e Podujevës ka planifikuar gjatë këtij viti që t’i ndërtoj disa objekte të reja shkollore, shkruan Llapi.info.

Përveç asaj ekonomike, e cila pritet të kushtojë 2 milionë euro, komuna e Podujevës ka planifikuar ndërtimin  e shkollës edhe në fshatin Dumosh.

Për këtë të fundit, janë planifikuar të ndahen 400 mijë euro – sipas prokurimit për vitin 2023.

Ndërkaq,  sot, komuna e Podujevës ka publikuar edhe njoftimin e fundit për kompanitë e interesuara për ndërtimin e kësaj shkolle.

Në njoftim është bërë e ditur se afati i fundit për pranimin e tenderëve është më 28.03.2023 – në ora 13:00.

Duke klikuar KËTU mund ta shikoni të plotë njoftimin.

 

 

 

/Llapi.info