4 persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti në Ferizaj, raporton Gazeta Express.

Lajmin e ka konfirmuar për Express, drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, Nadire Ymeri.

Ajo ka thënë se në mesin e viktimave është edhe një 12 vjeçare.

“4 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e aksidentit në fshatin Koshare. Në mesin e viktimave është edhe një vajzë 12 vjeçare. Ndërsa, një vajzë e intubuar është nisur për trajtim në Prishtinë”, ka deklaruar ajo.