Lokale - eSIMy

332 mostra janë testuar sot nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, prej të cilave katër kanë rezultuar pozitive me COVID-19, raporton Llapi.info.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Stanovc) dhe 1 rast me vendbanim në Përlepnicë-Gjilan”, thuhet në njoftim.

Sipas IKSHPK-së, sot janë shëruar 19 pacientë nga ky virus,  derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 820.

Nga data 08 shkurt deri më 28 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 14.324 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.052 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese./Llapi.info