Lokale - eSIMy

Komuna e Podujevës në partneritet me organizatën “OZHR Mëshqerra”, sot ka shpërndarë 45 lopë qumështore të racës ‘Hollshtajn’ për blegtorët llapjanë, transmeton Llapi.info.

Prezent në ceremoninë e shpërndarjes ishte edhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili premtoi mbështetje të vazhdueshme për sektorin e blegtorisë në komunën e Podujevës.

“Gjatë këtij viti, me buxhetin e Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (DBPZHR) por edhe përmes bashkëpunimeve me partnerë tjerë, siç është ky i sotmi, do t’u dalim në ndihmë fermerëve llapjanë” tha kryetari Bulliqi.

Kjo është hera e dytë që DBPZHR shpërndanë lopë qumështorë të racës ‘Hollshtajn’ për blegtorët llapjanë, ndërsa ky projekt buron nga marrëveshja e bashkëpunimit në mes të komunës së Podujevës dhe “OZHR Mëshqerra” e nënshkruar vitin e kaluar./Llapi.info