Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi bashkë me deputetin, Fitim Haziri, vizituan sot Brigadën e Zjarrfikëseve në Podujevë për të parë nga afër ecurinë e punëve që po kryhen atje, njofton kumtesa, transmeton Llapi.info.

Gjatë vizitës kryetari bashkëbisedoi me zjarrfikësit për kërkesat dhe sfidat e tyre të përditshme.

Kryetari Bulliqi i njoftoi që të gjitha kërkesat e tyre të mëhershme janë adresuar te institucionet përkatëse dhe u premtoi që me zgjidhjen e statusit të tyre shumë kërkesa dhe probleme tjera do të zgjidhen.

Kryetari Bulliqi i falënderoi zjarrfikësit duke vlerësuar lartë angazhimin dhe punën e tyre pavarësisht rrezikut për jetë, dhe përgëzoi për përmbylljen e një sezone mjaft të vështirë për ta, sezonën e rrezikshmërisë nga zjarret e hamullive dhe të pyjeve./Llapi.info