Lokale - eSIMy

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë të ditur se sot janë konfirmuar edhe 57 raste të reja me koronavirus në Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info.

Me këtë shifër të fundit, aktualisht në Llap tashmë janë edhe 1.043 raste aktive. Gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një viktimë, kurse janë shëruar 100 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, e deri më tani, numri i të infektuarve në Llap ka arritur në 6,002. Deri tash janë raportuar 74 viktima, kurse 4,885 pacientë janë shpallur të shëruar.

Ndërkohë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 1.891 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 13.120 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24-orëve janë raportuar 18 raste të vdekjes me COVID-19, derisa janë shëruar 1.483 pacientë.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 141,041 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,421 kanë vdekur, kurse janë shëruar deri më sot 112,823. Në total numri i rasteve aktive është 25.797./Llapi.info