Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë të ditur se sot janë konfirmuar edhe 130 raste të reja me koronavirus në Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info.

Kjo njëherësh është edhe shifra më e lartë e të infektuarve në këtë Komunë, që nga shpërthimi i koronavirus në Kosovë. Aktualisht në Llap tashmë janë edhe 571 raste aktive.

Ndërkohë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 2.110 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 10.258 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24-orëve janë raportuar katër raste të vdekjes me COVID-19, derisa janë shëruar 130 pacientë.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 120,862 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,295 kanë vdekur, kurse janë shëruar deri më sot 106,408. Në total numri i rasteve aktive është 12.159./Llapi.info