Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 36 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 dhe janë regjistruar 1 mijë e 630 raste të reja.
Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 816 pacientë dhe janë vaksinuar 11 mijë e 458 persona.
Deri më tani, numri total i dozave të administruara është 808 mijë e 78, ku me dozën e parë janë vaksinuar 538 mijë e 766 persona kurse me dozën e dytë 269 mijë e 312.






