Lokale - eSIMy

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka konfirmuar sot edhe 35 raste pozitive me COVID-19 në Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info.

Kjo shifër vije përgjatë 24 orëve të fundit, ndërkohë që numri i rasteve aktive në këtë Komunë ka arritur në 441.

Ndërkohë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 1.765 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 9.581 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24-orëve janë raportuar pesë raste të vdekjes me COVID-19, derisa janë shëruar 121 pacientë.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 118,752 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,291 kanë vdekur, kurse janë shëruar deri më sot 106,157. Në total numri i rasteve aktive është 10.183./Llapi.info