Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka konfirmuar sot edhe 35 raste të reja me koronavirus në Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info.

Sipas të dhënave të IKSHPK-së, gjatë 24-orëve të fundit nuk është shëruar asnjë pacient, duke bërë kështu që numri i rasteve aktive të rritet në 128. Më së shumti raste të konfirmuara janë të moshës së mitur.

Në anën tjetër, gjithsej 2,708 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në Kosovë në 24 orët e fundit, njofton Ministria e Shëndetësisë e Kosovës. Sipas MSH-së në 24 orët e fundit janë testuar 10.883 qytetarë.

MSH-ja njofton se në 24 orët e fundit është regjistruar një rast i vdekjes nga koronavirusi. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë dhënë gjithsej 4,731 doza të vaksinës kundër COVID-19. Aktualisht në Kosovë me COVID-19 janë 9,771 raste.

Si pasojë e rritjes së rasteve me COVID-19, autoritetet shëndetësore kanë paralajmëruar se së shpejti do të merren masat e reja anti-covid./Llapi.info