Prej më shumë se pesë muaj, Kosova po vazhdon të përballet me situatën e krijuar nga virusi COVID-19.

7 mijë e 846 raste janë konfirmuar deri më sot, teksa numri i personave që humbën jetën si pasojë e koroanvirusit është 196.

Si pasojë e rritjes së numrit të të infektuarve u bë edhe më e vështirë trajtimi i pacientëve nëpër klinikat e spitaleve të vendit.

Për të treguar situatën në Klinikën Infektive, atë kryesoren ku nga fillimi po trajtohen pacientët e prekur me këtë virus, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka publikuar një video e cila tregon situatën në këtë klinikë, shkruan Indeksonline.

Ndër të tjerash theksohet se një minutë me u ndal oksigjeni, nuk ka jetë dhe se virusi nuk është shaka.

“Sëmundje shumë e rëndë, shumë e rrezikshme”, thuhet tutje.

Padyshim se kjo sfidë është shumë e rëndë për gjithë vendin, e për të mos u bërë edhe një pacient më tepër, duhet të bëjmë kujdes që t’u përmbahemi rekomandimeve të IKSHPK-së.

https://www.facebook.com/zemajarmend/videos/755822101855543/