Lokale - eSIMy

Zija ka kapluar familjen Veliu nga Gllamniku i Podujevës. Djali i tyre, Aliu i ka dhënë fund jetës së tij duke u varur në litar.

32 vjeçari kishte jetuar rreth 10 vite në Belgjikë dhe para një viti ishte kthyer në Kosovë.
Të afërmit e të ndjerit thonë se arsye kryesore e vetëvrasjes mund të ketë qenë kthimi nga Belgjika.

“Po me siguri e ka shqetësue edhe nuk ka mujt me u adaptue, shkak kryesor mundet me kanë ai”, ka thënë për T7, Bedri Aliu i afërm i të ndjerit, transmeton Llapi.info.

Të afërmit që e njohin ndër vite thonë se Aliu ishte një djalë shumë i qetë.

“Djali në shikim ka qenë i hareshëm, gjithherë i buzëqeshur, por çfarë motivesh e shtynë nuk e di”, vazhdon ai.

Të gjithë që e njihnin Aliun, thonë se ai ishte një djalë shumë i mirë dhe jo problematik.

“U kanë djalë i mirë, kështu nuk u kanë problematik as naj send, nuk e di çka ka ndodh. Ka ardhur këtu në shitore, por nuk e di çfarë ka qenë problemi “, ka thënë Liburn Veliu, fqinj i të ndjerit.

Rastin e ka konfirmuar edhe Zyra për Informim në Policinë e Podujevës. Nga ky stacion thonë se njësitet relevante kanë dalë në teren dhe me ndihmë të ekipeve mjekësore kanë konstatuar se personi ishte pa shenje jete.

Policia po vazhdon të hetojë rastin./Llapi.info