Sot janë bërë 31 vjet nga rënia heroike e dëshmorëve Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia, shkruan Llapi.info.

31 vite më parë, në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, në luftime të pabarabarta me forcat e armikut, ranë heroikisht Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.

Afrimi e Fahriu ranë në altarin e lirisë pas një rezistence disa orëshe ndaj një rrethimi të hekurt të policisë dhe ushtrisë serbo-jugosllave.

Dy dëshmorët e rënë më dy nëntor të vitit 1989, Fahriu dhe Afrimi nga Komuna e Podujevës sot e asaj dite kujtohen si dy të rënë për të mbrojtur atdheun dhe çlirimin e tokave shqiptare nga okupuesit serbë.

Vitin e kaluar u bë rrivarrimi i tyre, në varrezat e dëshmorëve të kombit në Velani – Prishtinë afër Adem Demaçit.

Në nderim të kësaj dite, fillimisht do të mbahen homazhe pranë varreve në Prishtinë nga ora 12:00, për t’i vazhduar ato nga ora 13:00 në vendin e rënies./Llapi.info