Policia e Kosovës sot përmes një njoftimi ka bërë të ditur se sasia e konfiskuar e drogës në Podujevë dje është 31 kilogram. Së bashku me drogën u konfisukuan edhe 6 telefona cellular, njofton Llapi.info.

Sipas policisë, të dysharit kanë qenë më dy vetura, njëra me targa të shqipërisë ndërsa tjetra me targa të zvicrës.

Të dyshuarit janë:

–          A.J. lindur me 1974, mashkull, shtetas i Shqipërisë,

–          E.T. lindur me 1969, mashkull, shtetas i Shqipërisë,

–          Z.E. lindur me 1987, mashkull, shtetas i Kosovës dhe

–          A.E. lindur me 1996, mashkull, shtetas i Kosovës,

Lidhur me këto veprime është njoftuar Prokurori i Shtetit në Prishtinë dhe me vendim të Prokurorit të dyshuarit e lartcekur janë dërguar në Qendrën e Mbajtjes prej 48 orë.

Ndërsa ende nuk dihet destinacioni ku do të arrinte kjo sasi e marihuanës.

Policia e Kosovës dje gjithashtu ka konfiskuar edhe një sasi prej 31 kg e 305 gram sumbstancë të llojit Marihuanë në Prizren, që destinacion kishte Zvicrën.

Lexo edhe:

Kapet drogë në Podujevë, policia e maskuar arreston pesë persona (Foto)

 FOTO e realizuar dje gjatë aksionit: