Lokale - eSIMy

3 persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku i cili ka ndodhur sot rreth orës 18:00 në fshatin Tërrnavë të Podujevës, raporton Llapi.info.

Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe mjeku kujdestar në Emergjencën e Podujevës i cili tha se deri më tani janë tre të lënduar. Sipas tij nuk dihet për të tjerë të lënduar pasi që personat në fjalë nuk kanë pranuar trajtim mjekësorë në Podujevë por janë dërguar për në QKUK në Prishtinë.

Kujtojmë se ky është aksidenti i dytë brenda pak orësh në qytetin e Podujevës. Orë më parë 7 persona u lënduan në një aksident në fshatin Penuh./Llapi.info