Tri raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar sot në Kosovë, pas 200 testimeve të bëra nga IKSHPK-ja, raporton Llapi.info.
Sipas IKSHPK-së, rezultatet pozitive kanë rezultuar nga mostrat e marra nga Klinika Infektive dhe rasteve në terren.
“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prishtinës 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prishtinë)”, thotë IKSHPK.
Sot janë shëruar 18 pacientë nga koronavirusi, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 754.
“Nga data 08 shkurt deri më 18 maj 2020, gjithsej 11.987 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 988 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, vijon njoftimi./Llapi.info






