Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se nga data 13 mars kur edhe janë paraqitur rastet e para me COVID-19 janë testuar 34 mijë e 720 të dyshuar.
Sipas të dhënave nga IKSHPK, janë shëruar 4 mijë e 27 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3 mijë e 201.
Dje janë shënuar edhe 276 raste me koronavirus.
185 raste me fatalitet janë regjistruar deri më sot.
“Numri total i rasteve pozitive është 7.413 raste nga 34.720 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 185 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 153 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.027 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.201”.






