Lokale - eSIMy

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka regjistruar të hënën 29 raste të reja me COVID-19, pas 231 testimeve të bëra, raporton Llapi.info.

Sipas IKSHPK-së, testimet janë bërë me mostrat e marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Vushtrrisë 15 raste (sipas vendbanimit: 12 raste Vushtrri, 2 raste Stanovc i epërm dhe 1 rast Dumnicë e poshtme), komuna e Prizrenit 4 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prizren dhe 1 rast Tupec), komuna e Prishtinës 4 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Prishtinë), komuna e Fushë Kosovës 2 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Miradi e poshtme dhe 1 rast Fushë Kosovë) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Milloshevë-Obiliq, Mamushë, Mitrovicë dhe Rahovec”, thuhet në njoftim.

Krahas rasteve të reja, sot janë shëruar nga virusi edhe 22 pacientë, derisa numri i të shëruarve ka arritur në 912.

“Nga data 08 shkurt deri më 08 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 16.905 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.263 raste, me gjithsej 31 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet tutje./Llapi.info