Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka regjistruar edhe 29 raste të reja me COVID-19, pas 280 testimeve të bëra, raporton Llapi.info.
“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 13 raste (sipas vendbanimit: 13 raste Prishtinë), komuna e Obiliqit 8 raste (sipas vendbanimit: 8 raste Milloshevë), komuna e Vushtrrisë 2 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Druvar dhe 1 rast Vushtrri) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Zhiti-Viti, Lutogllavë-Prizren, Shushicë-Istog, Janjevë-Lipjan, Fushë Kosovë dhe Rahovec”, thuhet në njoftim.
Sipas IKSHPK-së, sot është shëruar edhe 1 pacient nga ky virus, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 913.
“Nga data 08 shkurt deri më 10 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 17.479 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.298 raste, me gjithsej 31 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, ka njoftuar tutje IKSHPK./Llapi.info






