Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 271 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 4.666 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.
Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24-orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, derisa janë shëruar 15 pacientë.
Rastet e reja janë nga Komunat: Prishtinë 56, Ferizaj 28, Fushë-Kosovë 27, Gjilan 21, Podujevë 19, Gjakovë 16, Pejë dhe Rahovec nga 14 raste, Viti 13, Prizren 11, Kamenicë dhe Lipjan nga 7 raste, Gllogoc dhe Vushtrri nga 6 raste, Mitrovicë 5, Obiliq dhe Shtime nga 4 raste, Kllokot, Istog dhe Kaçanik nga 2 raste, Dragash, Klinë, Suharekë, Zubin Potok, Shtëpërcë, Novobërdë dhe Malishevë nga 1 rast.
Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 100,310 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,270 kanë vdekur, kurse janë shëruar deri më sot 105.719. Në total numri i rasteve aktive është 1.321./Llapi.info






