Gazetarja Mirela Milori, raportonte nga zonat e luftimeve në Podujevë, për Radiotelevizionin Klan të Shqipërisë, njofton Llapi.info.
Në videot e ritransmetuara kohët e fundit nga Klan Tv, shihet kronika e realizuar më 27 Janar të vitit 1999.
Aty përmenden tetë fshatrat e Podujevës, që ishin sulmuar nga forcat serbe, teksa theksohej se kanë marrë përgjigje të ashpër nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
“Luftime të ashpra kanë shpërthyer sot në rajonin e Podujevës. Në Podujevë është ndërprerë mësimi ndërsa forcat serbe kanë goditur përgjatë rrugës Prishtinë -Podujevë. Forcat e UÇK-së i janë përgjigjur sulmeve të forcave serbe. Shtetet e Bashkuara kërkojnë arritjen e një marrëveshje brenda disa javëve për planin e paqes të hartuar nga Ambasadori Kristofer Hill. Sekretarja Amerikane e Shtetit, Medlin Ollbrajt gjatë rrugës për në Arabinë Saudite ka biseduar me pesë ministrat e jashtëm europianë lidhur me planin gjatë dy ditëve të fundit”, ishin fjalët e gazetares shqiptare.






