Qendresa Llapashtica-Ismajli, 26-vjeçe, nënë e dy fëmijëve, është diagnostifikuar me leukemi akute dhe për shërimin e sëmundjes kërkohen 130 mijë euro, të cilat ajo dhe familja e saj nuk ka mundësi t’i përballoi.

Bashkëshorti i saj, Erduan Ismajli, ka publikuar sot një thirrje për ndihmë në shërimin e Qëndresës.

Ismajli, në një njoftim në rrjetin social Facebook, ka thënë se bashkëshortja e tij aktualisht ndodhet në një spital në Turqi. Ai ka publikuar diagnozën e sëmundjes me të cilën vuan Qëndresa, nënë e dy fëmijëve (dy vjeç dhe dy muajsh).

Me zemër të rënduar ju njoftoj se gruaja ime, Qendresa Llapashtica-Ismajli është diagnostikuar me leukemi akute, shërimi i së cilës fatkeqësisht nuk mund të bëhet në Kosovë.

Për shkak të moshës së re dhe natyrës agresive të sëmundjes është vendosur nga mjekët që Qendresa të dërgohet për trajtim jashtë vendit për transplant eventual të palcës kockore.

Shuma e cila kërkohet për shërimin e kësaj sëmundjeje është 130.000 euro.

Qendresa Llapashtica-Ismajli, 26-vjeçare, është nënë e dy vajzave, njëra 2-vjeçe e tjetra 2 muajshe dhe momentalisht ndodhet në Turqi.

Familja jonë nuk i ka mundësitë financiare për përballimin e shpenzimeve të mjekimit të Qëndresës, ndaj apelojmë te të gjithë të vënë dorën në zemër që të na ndihmojnë me aq sa kanë mundësi që Qëndresa të ngrihet në këmbë dhe të vazhdojë jetën me familje.

Kushdo që mundet, të ndihmojnë sado pak Qëndresën:

Numri i xhirollogarisë IBAN brenda dhe jashtë vendit:
XK051501001029410783

SWIFT code: RBKOXKPR
Raiffaisen Bank Kosova

Numrat kontaktues:
+38348141120
+38349402508