Foto ilustrim

Sot, në orën 00:05, policët e stacionit në Ferizaj, gjatë patrullimit kanë dëgjuar të shtëna të armës, në një aheng familjar tek një shtëpi në fshatin Lloshkobare të Ferizajt.

Në lidhje me ketë policët e rendit, e më pas policët hetues të stacionit në Ferizaj, menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj kanë nisur hetimin.

Policët hetues kanë arritur të identifikojnë personin e dyshuar që ka shtënë me armë dhe si prova materiale, arma dhe dhjetë (10) gëzhojat të cilat dyshohet se janë shkrepur nga e njëjta armë janë sekuestruar.

I dyshuari me inicialet R.M ( M/K) i moshës 26 vjeçar është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’ Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’.