25 raste të reja me COVID-19 janë shënuar sot në Shqipëri, duke e çuar në 609 numrin e të prekurve në total, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë 24 orëve të fundit, 18 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 345.

Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje.