Gjatë vitit 2017 në rajonin e Podujevës janë regjistruar 244 aksidente, raporton Llapi.info

Zëdhënësja e Policisë në Komunën e Podujevës Antigona Çitaku për Llapi.info tha se në Podujevë që nga 1 janari 2017 e deri më 18 dhjetor të po këtij viti kanë ndodhur 244 aksidente me dëme materiale.

“Sa I përket aksidenteve në Podujevë, me dëme materiale ku nga 1 janari 2017 deri me 18.12.2017 kanë ndodhur gjithsej 244 aksidente” tha ajo.

Ndryshe, Policia e Kosovës përmes komunikatave ka apeluar tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të kenë kujdes më të madh gjatë drejtimit të automjeteve, e sidomos tani kur kemi ndryshime të kushteve atmosferike, të reshura dhe zvogëlim të dukshmërisë nëpër rrugë./Llapi.info/